Kryetari i Gjykatës së Lartë dhe prokurorja Gashi në sitën e Veting-ut

Shqipëria

Kryetari i Gjykatës së Lartë dhe prokurorja Gashi në sitën e Veting-ut

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 09:19
Xhezair Zaganjori dhe Rovena Gashi

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori dhe prokurorja Rovena Gashi do të dalin sot para trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Zaganjori, një ditë më parë urdhëroi zhbllokimin e seancave gjyqësore të mbetura të bllokuara nga dyert e gjykatave për shkak të shkarkimit të disa gjyqtarëve pasi nuk e kanë kaluar Veting-un.

Zaganjori do të ketë përballë në KPK treshen gjyqtare: Olsi Komici, Roland Ilia, Pamela Qirko. Zaganjori ka seancën dëgjimore në ora 13:00.

Ndërkohë, prokurorja Rovena Gashi, e cila u transferuar nga Prokurorja e Përkohshme e Përgjithshme, Arta Marku nga Prokuroria e Përgjithshme tek ajo e Durrësit, do të paraqitet në ora 09:45 para trupës së KPK, të përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko, Lulzim Hamitaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat