Mesazhi prekës i motrës së Silvi Ndocit: Nuk menduat për atë djalë, mallkuar qofshi

Shqipëria

Mesazhi prekës i motrës së Silvi Ndocit: Nuk menduat për atë djalë, mallkuar qofshi

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 23:31
Boran Bërçama dhe bashkëshortja e tij Silvi Ndoci me djalin e tyre

Thuajse 5 ditë larg ngjarjes së rëndë në Shkodër, ku u ekzekutuan në makinë Boran Bërçama e bashkëshortja e tij Silvi Ndoci, duket se dhimbja në familjen e të ndjerëve nuk shuhet kollaj.

Këtë të enjte, përmes një postimi në rrjetin social, ka shkruar sërish motra e Silvi Ndocit, e cila mallkon vrasësit. Antoneta shkruan për djalin e çiftit të ekzekutuar këto fjalë prekëse:

“Nuk janë rreshta, por fjalë zemre, që po më dalin sot për motrën time. Me lot në sy unë jam t’u shkru, afër saj po du me shku. Nanës zemrën ia copëtove, ti me 15 ditëlindjen s’ia urove. Lotët e saj krijuan oqeanin. Pse u largove ti me Boranin? Motra jote s’ndalet dot, zemra e saj në dysh u nda sot. Borisi mami po thërret, por… se di që ti se pret. Ai Boranin po kërkon, se ka vdekur nuk e kupton. Ah moj motër sot ku je? Pse Po treteni ju ne dhe? Po ti Boran ku ike? Nga shkove? Perse me dhe sot u mbulove? A s’mendove për motrën e vëllain, babën e mamin? Se ato veç po qajnë sot të gjithë. Po ju vajtojmë, zemrat e lotët s’po pushojnë. Në një varr ju kemi shti, për ju jemi veshur në të zi. Kristjani lotët s’po i mban dot, për motrën e tij që varrosi sot. Motër Diana ka ardhur me shpejtësi, ishte larg në Itali, bashkë me Netë e nanën File, kur e mori lajmin e zi vdekja jote s’po i besojmë. Zemra saj në vaj po ngushëllohet, nuk mundem lotët me i ndalu për ty e Boranin, si menduat plumbit me i bërë ballë?”

A nuk menduat për këtë djalë, qe jetim ky do të rritet. A menduat a do të mërzitet? Ata kriminelët qofshin mallkuar, në sy të nipit tim si mundën me u qëlluar. Kur ti vdiqe u largove nga kjo jetë, Borisi në përqafim me ty ka fjet. Ka menduar se ti je gjumë e ka than mami të dua shumë… Te ka thënë ku është babi, babit vetë fytyrën ia ka prekur, fytyra e tij nuk është e nxehtë“.

Nëna motra s’po munden me duruar, veç ke varri duan me qëndruar. Duan me të puth e me të përqafuar, por të ka larg e kjo dëshirë s’mundet me ju plotësuar. Ke lënë dajën, nënëdajën, e ke lënë tezet, ke lënë kushëri e kushërira që… që të gjithë i mbuloi errësira tani. Motra po shkatërrohet, porsi vala po përvëlohet. Dora më s’mundet me shkruar, porsi lumi lotët janë duke më shkuar. Pushofshi në paqe o zemrat e mia, jeni e do jeni gjithmonë në zemrën tonë. I pa harruar qofshin kujtimet e tuaja”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat