Kujdes javën e ardhshme, pritet që të ketë shtrëngata shiu

Shqipëria

Kujdes javën e ardhshme, pritet që të ketë shtrëngata shiu

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 17:28
Foto ilustrim

Moti gjatë fundjavës do të jetë i qëndrueshëm dhe ky është një lajm i mirë për të gjithë ata që po pushojnë në bregdet.

Paqëndrueshmëri të motit do të këtë javën e ardhshme dhe nuk përjashtohen shirat, meteorologët parashikojnë dhe shtrëngata në vendet malore.

Metodi Marku: Temperaturat nga natyra nuk do të kenë shumë ndryshime nesër dhe pasnesër, rritje fare të vogla. Ndërkohë rritjet më të ndjeshme parashikohen gjatë të shtunës dhe të diela. Secila nga ditët e fundjavës pritet që të sjellin rritje 1-2 gradësh dhe kjo do bëjë që të rikthehemi sërish në vlerat e temperaturave që patëm. Destabilizimi i saj mund të ndodhë pasditeve në pjesët lindore dhe veriore në kufi me vendet fqinje. Në një pjesë të tyre këto mund të marrin formën e shtrëngatës. 

Metodi Marku, meteorologist në IGJEUM tha se edhe muaji gusht nuk pritet të jetë me temperatura ekstreme të larta, si vitin e kaluar.

Metodi Marku: Do të kemi një gusht shumë më poshte sesa vlerat e regjistruara vitin e kaluar. Ai vetë nga ana e tij do të jetë në krahasim me mesataren tipike të muajit gusht pak më të larta rreth 0.5-1 grad, por larg vlerave që arriti gushti i kaluar ku mesatarja ishte 3 gradë mbi mesataren normale. 

Meteorologët parashikojnë një verë të zgjatur dhe vjeshtë të vonuar me temperatura që do të jenë të larta edhe në muajin shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat