“Vjedhjen e pranova për humanizëm” Prokuroria letërporosi në Itali për gjyqtarin Thanza

Shqipëria

“Vjedhjen e pranova për humanizëm” Prokuroria letërporosi në Itali për gjyqtarin Thanza

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 17:27
Admir Thanza

Gjyqtari shqiptar Admir Thanza u përball me vettingun disa ditë më parë dhe në seancën dëgjimore atij ju kujtua fakti se kishte fshehur një dënim në shtetin italian për vjedhje, fakt të cilin gjyqtari e pohoi duke thënë se e kishte pranuar ai akuzën, por jo se ai kishte kryer grabitjen.

Thanza do të deklaronte në KPK se vjedhjen e kishte kryer një ish kunata, porse ai e pranoi krimin për hir të nipit të tij.

 “E pranova ngjarjen për djalin e vëllait. Nuk kuptova gjë me pas që do ishte gjobë. E bëra për familjen. Unë kurrë nuk do ta bëja dhe nuk e bëj dot. Nuk e imagjinoni ato skena të dhimbshme kur një xhaxha përjeton për djalin e vëllait të tij, nuk e deklaroj dot më shumë. Fale budallallëkut të ish-kunatës sime, pra nëse ish-kunata ime do ndahej fëmija do ngelet pa përkrahje. E mora përsipër jo për të shpëtuar kunatën, por për të mbrojtur nipin. Ai fëmijë është shpirti e jeta ime, vendsa të shkatërroja jetën time për atë fëmijë, ju sot mund të mendoni që unë e kam kryer, por po ju them që ai fëmijë është 28 vjeç. E sakrifikova jetën për të”, do të përgjigje Thanza me lot në sy madje.

Por mbi këtë ngjarje, prokuroria ka nisur një hetim. Organi i akuzës ka dërguar një letërporosi në shtetin fqinj për të mësuar me detaje se çfarë ka ndodhur në vitin e largët 1999, kohë në të cilën Thanza do të dënohej me 40 ditë burgim. Letërporosia e dërguar kërkon informacion mbi detajet dhe rrethanat që kanë ndodhur në këtë çështje, pasi sipas ligjit mosdeklarimi i të tilla informacioneve përbën shkelje që ndiqet penalisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat