Si ndodhi aksidenti që hodhi në kanal makinën e policisë në Korçë

Shqipëria

Si ndodhi aksidenti që hodhi në kanal makinën e policisë në Korçë

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 14:31
Ilustrim

Policia e Korçës ka dhënë informacion në lidhje me aksidentin ku u përfshinë dy automjete dhe makina e policisë rrugore, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme më 18 korrik.

Në aksin rrugor Korçë-Devoll, në afërsi të fshatit Plasë, janë përplasur mjetet tip "Volkswagen" me targa KO0456B me mjetin tip "BMË" me targa të huaja HBA3137.

Nga përplasja e tyre, është përfshirë në aksident edhe një mjet i Policisë Rrugore i cili ishte i pozicionuar jashtë rrugës.

Për pasojë është plagosur lehtë drejtuesi i mjetit tip "Volkswagen", si edhe ka marrë dëmtime të lehta një punonjëse e Policisë Rrugore, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet paraprakisht se shkak i aksidentit të ketë qenë shkelja e rregullave të qarkullimit nga ana e drejtuesit të mjetit tip "Volkswagen".

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit, thotë policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat