Ju zbulua laboratori i kanabisit, sekuestro pasurive marramendëse të familjes fierake

Shqipëria

Ju zbulua laboratori i kanabisit, sekuestro pasurive marramendëse të familjes fierake

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 13:27
Laboratori i kanabisit

Prokuroria për Krimet e Rënda ka vendosur sekuestro mbi pasuri të luajtshme/të paluajtshme të Shpëtim Çilotaj, Vladimir Çilotaj, Agur Çilotaj dhe Jonida Çilotaj.

Procedimi pasuror ka filluar mbi bazën e informacionit të Prokurorisë së Fierit për Shpëtim dhe Vladimir Çilotaj të përfshirë në aktivitete kriminale, për të cilat janë dënuar në Shqipëri, Belgjikë dhe Greqi për veprat penale “Vjedhje”, “Trafikimit të mjeteve motorike” dhe “Tregtimit të mallrave kontrabandë dhe për mallra akcize”.

Çështja iu kalua në Prokurorinë për Krime të Rënda në kuadër të ligjit antimafia

Në maj të këtij viti, në një magazinë, të mbuluar nga jashtë me kashtë, policia e Fierit zbuloi një laborator në ndërtim e sipër, për kultivim të bimëve narkotike. Magazina e ndodhur në Mbrostar të Fierit ishte ndërtuar në tokat në pronësi të Vladimir Çilotaj.

Pasurite e sekuestruara:

Pasuritë e Agur Çilotaj: 

-Në Fier, Njesi (Studio Piktori), me sip.40 m2.

-Apartament banimi 91.25 metër katror në Sarandë.

-Apartament 89.29 metër katror.

-Tokë truall 2721 metër katror, në Shkallnuar, Durrës dhe tre ndërtesa sociale 509 metër katror, total 1500 metër katror ndërtim. 

Pasuritë e Vladimir Çilotaj:

-Apartament 98 metër katror.

-Truall 500 metër katror në Golem.

Pasuritë (ndërtim i paligjshëm) e  Vladimir Çilotaj, për të cilat ka aplikuar në zyrën e ALUIZNI-it Fier.

Pasuritë e shoqërise “Çilotaj Group ltd” shpk:

-Godinë 290.6 m2, në emër të “Çilotaj Group Ltd”.

-Godinë 290.6 m2.

-Truall 6134 m2 truall dhe 2460.2 m2 ndërtesë.

-Truall 3020 m2 në emër të “Çilotaj Group”.

-Truall 2000 m2, Golem.

-Apartament 98 m2.

-Prona e llojit apartament 64.60 m2.

-Prona e llojit apartament 98 metër katror 

Pasuritë e shoqërisë “Ladi 2008” sha:

-Pasuria e llojit Arë 6000 m2

-Pasuria godinë banimi dhe shërbimi 9 kate në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë.

Pasuritë e Jonida Çilotaj: 

-Pasuria 82 metër katror, apartament.

Sekuestrimin e sendeve të luajtshme:

-Të gjithë asetet, kapitalet, të drejtat dhe çdo interes pasuror, përfshirë dhe llogaritë bankare aktive të subjektit tregtar “Çilotaj Group ltd”.

-Të gjithë asetet, kapitalet, të drejtat dhe çdo interes pasuror, përfshirë dhe llogaritë bankare aktive të subjektit tregtar “Ladi 2008”.

-Tre automjete në pronësi të Vladimir Çilotajt.

-Automjet në pronësi të Jonida Çilotajt.

-12 automjetete në pronësi të subjektit tregtar “Çilotaj” sh.p.k.

-15 automjete në pronësi të subjektit “LADI 2008” sha.

Sekuestrimi i disa llogarive bankare në disa banka të subjekteve të mësipërm

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat