Protestë për pyjet në Bulqizë. Banorët mblidhen përpara bashkisë

Shqipëria

Protestë për pyjet në Bulqizë. Banorët mblidhen përpara bashkisë

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 13:15
Bulqizë

Banorët e Bulqizës protestuan sërish kundër prerjes dhe shfrytëzimit të pyjeve.

Rreth 1 000 persona dolën përpara bashkisë së qytetit me pankarta në duar paraditen e sotme. Protestuesit kërkuan anulimin e koncensionit për shfrytëzimin e masivit pyjor shekullor në Bulqizë. Protesta, krahas shoqërisë civile dhe qytetarëve të thjeshtë, u përkrah edhe nga sportistët e ringut, vëllezërit Keta.

Në protestë ndërhyri ish-kryetari i këshillit të komunës, Ali Shehu, i cili tha se nga komuna nuk ka një vendim për dhënien e lejes së shfrytëzimit. Protesta e sotme kundër shfrytëzimit pyllit 100-vjeçar në Bulqizë, pason atë të zhvilluar disa ditë më parë.

5 ditë më parë ishin gratë e fshatrave të Fushë-Bulqizës ato që protestuan, duke u ngjitur në mal, atje ku ndodhet masivi pyjor, të cilin komuniteti atje kërkon që të mos preket.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat