Mediat belge: Shkodra është kthyer në një Palermo, 5 familje mafioze …

Shqipëria

Mediat belge: Shkodra është kthyer në një Palermo, 5 familje mafioze …

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 10:43
Safet Rustemi

Media belge “La Dernier Heure” publikon një shkrim tjetër për të shumëkërkuanin Safet Rustemi, i cili sipas tyre ndodhet në qytetin e Shkodrës, edhe pse është dënuar me 9 vite burg në Belgjikë.

‘’La Dernier Heure’’ në shkrimin e saj të radhës thekson: “Që nga e marta e kaluar, emri i Safet Rustemit në listën ‘’most wanted’’. Konfirmimi nga Ministria e Brendshme belge për agjencine e lajmeve të këtij vendi. Safet Rustemi u dëbua nga Belgjika vitin e kaluar, bileta e dëbimit u pagua nga taksapaguesit belgë”.

Ndërkohë që media belge zbulon fakte të reja se Rustemi zotëron një nga plazhet më të frekuentuara të Velipojës. 

”Safet Rustemi shfrytëzon 620 shtretër plazhi dhe shezlongë. Safet Bajri zë një vend qëndror në plazhin e Velipojës. 5 familjet e më të fortëve të shkodrës shfrytëzojnë Velipojën. Policia federale e kërkon Safet Rustemin si një nga kriminelët më të kërkuar nga Belgjika.

Këtë fundjave krimineli u pa në tarracën e një klubi, Rustemi u pa në kohën kur Shkodra u trondit nga vrasja e një  cifti. Burhan Berçana dhe shoqja e tij u vranë në sytë e fëmijës me 23 plumba. Shkodra, Palermoja e re është në duart e pesë familje mafioze. 

Kontrolli i plazheve private është një nga burimet e të ardhurave të tyre. Kontaktuam me avokatin e Safet Rustemit në Belgjikë. Kontaktuam ta vinim në dijeni se klienti i tij është në Shkodër. Avokati i Safet Rustemit nuk ka pranuar të reagojë”, thuhet më tej në shkrim.

Pak ditë më parë media belge hidhte dyshime të forta se Rustemi është i përfshirë në zhdukjen e dy shqiptarëve në Belgjikë, e megjithatë ai sot vijon të jetojë i pashqetësuar në Shkodrër.

Sipas tyre Rustemi ishte angazhuar dhe në fushatën zgjedhore të vitit të kaluar, ku kishte ndihmuar deputetin e PS-së Luan Harusha. Akuza këto që u mohuan nga vetë Harusha në një lidhje të tij telefonike me Fax News.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat