Policia greke kap plantacionin 5 milionësh dhe prangos 10 shqiptarë

Shqipëria

Policia greke kap plantacionin 5 milionësh dhe prangos 10 shqiptarë

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 23:09
Plantacioni

Falë një operacioni të forcave të rendit grek, në prangat e efektivëve kanë rënë 13 persona si dhe është gjetur një sasi e frikshme drogë, e cila nëse tregtohej do të kapte shifrën e 5 mln eurove.

Media greke bën me dije se në pranga kanë rënë 10 shqiptarë dhe tre shtetas nga Greqia. Policia ka zbuluar plantacionin e tyre të kanabisit, me plot 1800 rrënjë të mbjellura në një zonë afër qytetit të Patrës.

Kanabisi ishte bërë gati për t’u korrur nga trafikantët shqiptarë, por policia është treguar më e “shpejtë” se banda. Droga kishte destinacion tregjet e Greqisë dhe Belgjikës, ndërsa grupi prej 13 personash ishte mjaft i strukturuar, pasi kishte një boss, financues e punëtorë që korrnin hashashin.

Po sipas mediqas greke, e cila bazohet në të dhënat e policisë, grupi prej kohësh mblillte e transportonte sasi të mëdha droge në Evropë, kryesisht në Belgjikë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat