Çfarë do të ndryshojë nga politika e SHBA-ve me ardhjen e Kavalec? Flet ish gazetari i VOA

Shqipëria

Çfarë do të ndryshojë nga politika e SHBA-ve me ardhjen e Kavalec? Flet ish gazetari i VOA

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 20:37
Kathleen Ann Kavalec

Emërimi i Kathleen Ann Kavalec si ambasadore e SHBA-ve në Tiranë, ka marrë tashmë edhe firmën e Presidentit Donald Trupm, duke zëvendësuar kështu në këtë post Donald Lu.

Por për ekspertin e politikave ndërkombëtare dhe njëherësh ish-gazetarin e “Zërit të Amerikës” Julian Zyla, kjo nuk ndryshon thuajse asgjë në politikën amerikane në Shqipëri.

I ftuar në emisionin “Intervista e Ditës” me Erjon Çikun, ai thekson se politika dhe interesat gjeostrategjike të SHBA në një si Shqipëria, që është edhe një nga vendet më pro-amerikane në botë, mbeten të pandryshuara.

Sipas Zylës, SHBA do të vazhdojë të kërkojë me ngulm konsolidimin e demokracisë në vendin tonë, duke çuar më tej një sërë reformash që kanë nisur tashmë.

Duke u ndalur tek zonja Kavalec, eksperti i politikave ndërkombëtare thotë se Kongresi Amerikan është kujdesur që si gjithnjë shef të diplomacisë të vendosë personin që ka më shumë njohuri mbi situatën dhe gjendjen në Shqipëri.

Sa i përket samitit të NATO-s dhe më pas edhe takimit Trump-Putin, Zyla thotë se Presidenti i SHBA-ve mbetet i paparashikueshëm në daljet e tij publike dhe deklaratat që ai bën. Por në të njëjtën kohë, ai shton se kjo ka bërë që Trump të marrë shumë kritika pas takimit me Putin, jo vetëm nga demokratët, por edhe republikanët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat