Hakerët rusë mashtrojnë operatorët turistike në Shqipëri

Shqipëria

Hakerët rusë mashtrojnë operatorët turistike në Shqipëri

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 15:56
Ilustrim

Turistët e huaj kryesisht ata të Evropës Lindore nuk zgjedhin Shqipërinë vetëm për rivierën e bukur që ajo ka, por shumë prej tyre vijnë në vendin tonë pasi është lehtësisht i ekspozuar nga mashtrimet online.

Rusët mbajnë vendin e parë që arrin të mashtrojnë operatorët turistikë në Shqipëri pasi arrijnë të hakerojnë kartat bankare duke kryer pushime në resortet luksoze.

Kur jemi në kulmin e sezonit veror, rastet e mashtimeve online nëpërmjet rezervimeve në hotelet dhe resortet në Shqipëri ka ardhur gjithnjë e në rritje.

Rasti konkret është denoncuar në prokurorinë e Tiranës, thekson shefi i Seksionit për Krimin Kumpjuterik, Artan Dashi, ku turistët e huaj, pasi kishin klonuar kartat bankare, kryen pushimet dhe u larguan pa paguar asgjë.

“Një haker ka marrë një kartë bankare të klonuar dha ia ka dhënë X hoteli, duke i dhënë autorizimin sikurse është pronar i vërtetë i asaj karte. Ai ka pronotuar një javë pushime në Tiranë dhe shuma e shpenzuar është e konsiderueshme. Nga verifikimi të dhënave të kartës nga banka kanë rezultuar të klonuara. Në këtë rast pronari i hotelit ka humbur një shumë prej dy mijë eurosh”, thote Dashi ne nje prononcim per AbcNews

Ndërkohë operatorët turistikë duhet të jenë më të vëmendshëm në këtë drejtim. Sipas Dashit, ata duhet të mos pranojnë pronotime nëpërmjet faqeve ruse të internetit, pasi një pjesë e mirë e tyre janë lehtësisht të hakerueshme.

“Operatorët duhet të kërkojnë numra telefoni dhe adresa e-mail shtesë dhe të mos pronotojnë nëpërmjet faqe online, por në mënyrë të drejtpërdrejtë. Personat më të dyshimtë për ta bërë këtë mashtrim janë ata që vijnë nga Europa Lindore sidomos shtetasit rus”.

Edhe pse ka më shumë se 3 vite që bëhet apel për të mos blerë automjete online përsëri shqiptarët i shpërfillinin këto njoftime.

Nga viti 2015 e deri në gjashtë mujorin e parë të 2018 mbi 200 qytetar janë mashtruar nga blerjet e automjeteve nga faqet e internet, ndërsa dëmi llogaritit në rreth 300 mijë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat