U mblodhën për një kauzë humanitare, ja si e lajkaton Veliaj-Metën

Shqipëria

U mblodhën për një kauzë humanitare, ja si e lajkaton Veliaj-Metën

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 11:44
Meta dhe Veliaj

Presidenti Ilir Meta dhe kryetari i Bashkisë Erion Veliaj kanë qënë bashkë sot në një tavolinë të rrumbullakët për një kauzë të rëndësishme atë të dhurimit të gjakut.

Fillimisht, Meta u ndal tek rëndësia që ka kjo kauzë, ndërsa Erion Veliaj u kujdes fillimisht që të lajkatonte Metën, duke nënvizuar se pasja e një presidence active tregonte shumë dhe se fakti  që presidenca kishte përqafuar një nga kauzat më humanitare atij i jepte  shumë shpresë…

Dy ditë më parë, mediat raportuan me burime se Presidenti Ilir Meta mund të kalonte me dekret ligjin për teatrin, një nisme kjo fort e kundërshtuar në bllok nga opozita dhe një pjesë e artistëve, por e mbështetur me ngulm në anën tjetër nga bashkia e Tiranës.

Se si qëndron e vërteta kjo do të zbulohet shpejt. Ajo që sot ra në sy ishin fjalët e mira të Veliajt për Ilir Metën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat