Vetingu, prokurorja Rovena Gashi para KPK-së…më 20 korrik

Shqipëria

Vetingu, prokurorja Rovena Gashi para KPK-së…më 20 korrik

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 11:41
Rovena Gashi

Rovena Gashi, prokurore pranë Prokurisë së Përgjithshme, do të dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit me 20 korrik.

Seanca dëgjimore do të zhvillohet në orën 09:45. Trupi gjykues përbëhet nga Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko dhe Lulzim Hamitaj.

Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku ka pezulluar nga detyra Rovena Gashin dhe bashkëshortin e saj Dritan Gina pas vënies nën hetim për deklarim të rremë të pasurisë nga Gjykata e Shkallës Parë Durrës.

Sipas Prokurorisë, të dy bashkëshortët janë nën ndjekje penale për shkelje të parashikuar nga neni 257/a-2 i Kodit Penal.  Ky nen përfshin “Refuzimin për deklarimin, mosdeklarimin, fshehjen ose deklarimin e rremë të pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat