Dhuna ka kosto? Nuk do e besoni sa dollarë për person është në Shqipëri

Shqipëria

Dhuna ka kosto? Nuk do e besoni sa dollarë për person është në Shqipëri

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 08:52
Foto ilustrim

Vleresimi ka ardhur nga Instituti për Ekonominë dhe Paqen (IEP), i cili ka nxjerrë raportin i cili jep një përshkrim të 162 shteteve në botë, ku Shqiperia renditet ne vendin e 104.

Europa përmban shtetet më të paqta në botë, ndërsa Afrika dhe Lindja e Mesme kanë performancën më të keqe. Pyetja që nxit ky raport është: Bota po bëhet më e paqtë apo po përkeqësohet? Raporti tregon se shtetet më të paqta në botë po bëhen gjithnjë e më të paqta, ndërsa ato në gjendje lirie të munguar, po i shtohen trazirat më tepër.Raporti gjithashtu tregon edhe impaktin ekonomik të pasojave të dhunës globale. Vitin e shkuar, kostot në gjithë botën arritën 13.6 miliardë dollarë, por me ulje nga 14.3 miliardë dollarë që vlerësohej një vit më parë. Ndër 20 shtetet më të paqta në botë, 15 janë shtete evropiane.

Raporti thekson se vendet me nivelet më të larta të Paqes shpenzojnë midis një dhe dy për qind të PBB-së për sigurinë e brendshme. Vendet me nivele mesatare të Paqes tentojnë të shpenzojnë më shumë, ndërsa ato vende me nivelet më të ulëta të Paqes,  në përgjithësi shpenzojnë më pak se një për qind të PBB-së për sigurinë e brendshme.

Shtetet ballkanike janë pjesë e shteteve “fituese”, që do të thotë, sipas raportit, janë edhe me shkallë përmirësimi të situatës së paqes, sikurse edhe me ulje të kostove të dhunës.

Sipas raportit të IEP, kostot e dhunës përllogariten duke marrë në konsideratë disa elementë:

– Shpenzimet e rëndësishme që lidhen me krimet e pronës, vjedhjet e automjeteve, zjarrvënien, vjedhjet shtëpiake, si dhe dhuna seksuale–  Shumë nga masat parandaluese, siç është sigurimi i pronës ose kostot për bizneset e mbikëqyrjes

– Pajisjet dhe kohën e humbur të menaxhimit– Shpenzimet e drejtpërdrejta të dhunës në familje në aspektin e humbjeve të pagave, shpenzimet emocionale dhe kostot e rimëkëmbjes.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat