Faza përgatitore, strukturat që do merren me negociatat

Shqipëria

Faza përgatitore, strukturat që do merren me negociatat

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 20:03
Edi Rama dhe Johanes Hahn

Komisioneri për Zgjerim pranë Komisionit Europian, Johanes Hahn ishte sot në Tiranë, ku takoi kryeministrin Rama, bashkë me ministrat e qeverisë shqiptare.

Ai kërkoi nga qeveria shqiptare, që të rritë ritmin e zbatimit të reformave, ndërsa shpjegoi edhe procesin që do të aplikohet deri në qershorin e ardhshëm, kur të hapen zyrtarisht negociatat.

Qeveria shqiptare ka bërë publike strukturën e cila do të merret me planifikimin dhe koordinimin e procesit “screening”, i cili u hap me vizitën e Komisionerit për Zgjerimin të BE-së Johanes Hahn në Tiranë.

Vetë kryeministri Rama në fjalën e tij, theksoi nevojën për forcimin e kapaciteteve institucionale për koordinimin, raportimin, dhe zbatimin e masave që lidhen me procesin e negociimit, duke e cilësuar atë si provën më të forte të modernizimit të shtetit dhe transformimit të administratës publike shqiptare në një administratë evropiane.

Procesi i negociatave për anëtarësim të vazhdojë dhe të ngrihet mbi procesin e zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

• Kreu i delegacionit shtetëror për dialogun politik me Komisionin dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian do të jetë Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati.

• Koordinimin teknik të procesit të screening dhe punës përgatitore për hapjen e negociatave, qeveria shqiptare cakton Zv.Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Genti Cakaj.

• Njësia ekzistuese e koordinimit të procesit të integrimit evropian në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme do të forcohet për t’u shndërruar në Sekretariatin e ardhshëm i cili do të sigurojë në kohë dhe cilësi ndërveprimin institucional dhe monitorimin e procesit.

• Fuqizimi i strukturave koordinuese dhe përgjegjëse në Ministritë e Linjës, dhe veçanërisht në Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Brendshme, të cilat mbajnë dhe barrën më të madhe të procesit të screening për kapitujt 23-24, kapituj këto, të cilët përkojnë dhe me fushat prioritare të reformave tona të brendshme në drejtim të forcimit të shtetit të së drejtës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat