PS anullon marrëveshjet 17 milionë euro të siguruara nga PD, Spaho: Të paaftë, nuk arritët t

Shqipëria

PS anullon marrëveshjet 17 milionë euro të siguruara nga PD, Spaho: Të paaftë, nuk arritët t

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 12:38
Edmond Spaho

Kreu i Grupit të PD-së, Edmond Spaho, ka ngritur zërin në Komisionin e Ekonomisë ku sot do të anulloheshin dy marrëveshje të qeverisë shqiptare me qeverinë gjermane, marrëveshje të vlefshme kreditimi. 17 milione euro kredi të siguara nga qeveria e Partisë Demokratike me anë dy marrëveshjesh më vete nuk janë bërë efiçente nga qeveria Rama, as e para dhe as e dyta, për shkak të asaj që Spaho e quajti paaftësi.

Edmond Spaho tha: "Sot është një ditë e trishtueshme për komisionin tonë, pasi na janë paraqitur dy marrëveshje për t’i anulluar. Meqënëse po flisni për rendin e ditës, por dini vetëm të qeshni!

Erion Braçe: Po çfarë të bëj unë, të qaj?!

Edmond Spaho: Njera është për financimin e biznesit të vogël dhe të mesëm në zonat urbane dhe rurale prej 5 milionë eurosh, që ka më shumë se 5 vite dhe ëhstë shqetësim i madh. Një marrëveshje – pavarësisht se qeshni ju, e papërdorur fare, e trashëguar nga qeveria jonë dhe sot që po bëni 5 vjet qevrisje, na e sillni për ta anulluar në një kohë kur o ka nevojë për të financuar biznesin e vogël dhe mesës...kur këtu s’ka punë. Është shqetësim që po anullon një marrëveshje prej 5 milionë eudho ëpr financimin e biznesit të vogël dhe emsëm me Republikën federale gjermane dhe tjetra për efiçensën e energjisë, prej 12 milionë eurosh, anullohet sepse qeveria shqiptare nuk ka bërë asnjë veprim.

Kjo duhet të të shqetësojë ty dhe ne bashkë, sepse fondet që na jepen për shkak të paaftësisë dhe kontrollit edhe nga ju si deputetë nuk dini t’i vini në jetë, nuk arrini t’i shfrytëzoni. Çfarë arsyesh? Ato kanë me vite që nuk janë përdorur! Me vite të tëra që nuk keni bërë asnjë veprim, sepse edhe ata kanë plane financiare për t’ia dhënë një vendi. Mos na thoni çudira, po na e quani sukses të madh kur anulloni marëveshjen!"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat