Protestë me turizëm në Bulqizë

Shqipëria

Protestë me turizëm në Bulqizë

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 12:18
Bulqizë

Pasi banorët e zonës morën malet për të ruajtur pyjet nga prerja e drunjve në Bulqizë, një grup të rinjsh zgjodhën të tërheqin vëmendjen duke treguar bukuritë natyre të zonës.

Protesta përmes turizmit i çoi këta të rinj në vendin e njohur si “Guri i Vashës”, i vendosur mes një pllaje të rrethuar nga e vetmja kurorë e gjelbër mbetur në Bulqizë. Të rinjtë me këtë rast bënë thirrje që qeveria të tërhiqet nga një koncesion i tillë, pasi kjo zonë në të ardhmen mund të kthehej në një atraksion turistik për turistët e huaj dhe vendas.

Zona pyjore e sheshit të Bulqizës është dhënë me koncesion për shfrytëzimin e pyjeve nga Ministria e Mjedisit në vitin 2015, por banorët kanë pothuajse katër vite që protestojnë për moslejimin e një gjëje të tillë, pasi, sipas tyre, kjo do të shkaktonte një masakër mjedisore në këtë zonë dhe humbjen e një potenciali turistik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat