Si do të jetë moti sot?! Kush synon plazhin duhet ta lexojë

Shqipëria

Si do të jetë moti sot?! Kush synon plazhin duhet ta lexojë

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 08:23
Ilustrim

Pjesa e parë e ditës vijon me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në Veri dhe Qendër duke sjellë shira të përkohshëm, ndërsa Jugu mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Pasditja mbetet me vranësira dhe shira të dobët në zonat malore, kryesisht në Veri-Verilindje, por kthjellime e vranësira kalimtare do të ketë pjesa më e madhe e vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen me 1- 2°C gjatë mëngjesit dhe mesditës duke luhatur ekstremet termike nga 13 në 33°C. 

Era do fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugperëndimor ndërsa në det krijohet dallgëzim 2-3 ballë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat