Reshje shiu dhe temperatura mbi 36°C, çfarë parashikojnë sinoptikanët për ketë javë

Shqipëria

Reshje shiu dhe temperatura mbi 36°C, çfarë parashikojnë sinoptikanët për ketë javë

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 16:18
Ilustrim

Mbi vendin tonë vazhdon të mbajë mot i kthjellët, ndërsa sipas parashikimit të sinoptikanëve të Meteoalb nesër do ketë reshje dhe vranësira kalimtare në zonat malore dhe pjesërisht në qendër.

Pjesa e dyte e javës dhe kryesisht fundjava pritet të sjellë rritje të temperaturave të cilat do kapërcejnë 36°C.

Pjesa e parë e javës paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, më të shpeshta vranësirat gjatë së martës kur priten shira të përkohshëm kryesisht në zonat malore dhe pjesërisht në Qendër.

Ndërsa pjesa e dytë e javës ri-sjell dominim të motit të kthjellët thuajse në të gjithë vendin.

Temperaturat do të pësojnë rënie të lehta dhe graduale deri të enjten, më e ndjeshme rënia gjatë së mërkurës por sërisht fundjava do të sjellë rritje të temperaturave duke bërë që maksimumi të kapërcejë vlerën 36°C.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat