Artan Zenelin mund ta “djegë” refuzimi i vizës amerikane dhe pasuria - Bota Sot
Artan Zenelin mund ta “djegë” refuzimi i vizës amerikane dhe pasuria

Shqipëria

E premte, 17 gusht 2018

Artan Zenelin mund ta “djegë” refuzimi i vizës amerikane dhe pasuria

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 14:18
Artan Zeneli

Artan Zeneli ishte i katërti gjykatës i lartë pas Edmond Islamajt, Admir Thanzës dhe Tom Ndrecës që doli para vetting-ut dhe ishte në listën prioritare, pasi kandidon për Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Relatorja Pamela Qirko tha se subjektit të rivlerësimit i është revokuar viza nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu, sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), Zeneli ka vilë te “Kodra e diellit” në Tiranë, shuma prej 150 mijë eurosh ka kaluar në llogarinë e ortakut dhe jo shoqërisë ndërtuese; ka mospërputhje mes sipërfaqes së banesës dhe oborrit në dy deklarata të ndryshme; apartament tjetër në Tiranë prej 102 mijë $; ka mospërputhje me faktin se prona është e ndarë në dy apartamente; ka mospërputhje në deklaratën e vetting-ut dhe atë 2007 për sipërfaqen; apartament 74 metra katrorë në Golem, 45 mijë euro dhe banesë dykatëshe në Tiranë.

Artan Zeneli tha se pasuritë e tij janë vënë gjatë kohës që ushtronte detyrën e avokatit, nga viti 1999 deri 2007.

Në një analizë që BIRN i bën pasurisë së gjyqtarit, pak para daljes në vetting, thuhet se deri në vitin 2007 ai zotëronte një pasuri familjare prej 49.7 milionë lekësh. Ndërkohë, 10 vjet më pas, deri në vitin 2017, pasuria e tij thuajse është dyfishuar dhe kap vlerën e 96.7 milionë lekëve.

Java e shkuar dhe kjo që sapo ka nisur është prioritare për anëtarët e Gjykatës së Lartë të cilët dalin para vetting-ut. Deri më tani, Thanza dhe Ndreca kanë dalë me probleme dhe presin vendimin, ndërsa Islamaj e kaloi vetting-un, por ka një kërkesë për të rinisur një hetim të thelluar nga ana e komisionarit publik.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test