Hahn në Shkup dhe Tiranë por nuk takon Ivanovin dhe Bashën

Shqipëria

Hahn në Shkup dhe Tiranë por nuk takon Ivanovin dhe Bashën

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 14:02
Johannes Hahn dhe Edi Rama

Ashtu siç bëri të ditur në Samitin e Londrës, Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë në BE, Johanes Hahn  do të nisë vizitën zyrtare në Tiranë më 17 korrik.

Vizita vjen pas vendimit të Këshillit që vendosi rrugën e hapjes në negociatave për anëtarësim në qershor të vitit 2019 me Maqedoninë dhe Shqipërinë.

Sipas njoftimit zyrtar në faqen e Hahn, eurokomisioneri do të çelë zyrtarisht punën përgatitore apo siç dhe njihet procesi “screening”.

Agjenda e publikuar bën të ditur se në Tiranë eurokomisioneri Hahn do të takohet me presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe përfaqësuesë të qeverisë së Shqipërisë por jo me krerë të partive politike siç do të bëjë në Shkup.

Ai nuk do të ketë një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Në Maqedoni, komisioneri Hahn do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev dhe kryeparlamentarin Talat Xhaferi, përfaqësuesë të partive politike dhe do të mbajë fjalën rasti në Këshillin Kombëtar të Integrimit Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat