Vdekja e Enea Ftojit, refuzohet kërkesa për riekspertimin e organeve

Shqipëria

Vdekja e Enea Ftojit, refuzohet kërkesa për riekspertimin e organeve

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 12:13
Enea Ftoj

Prokuroria refuzoi kërkesën e avokatit të Enea Ftojit për riekspertimin e organeve.

Avokatët nuk pranuan ekspertizën mjeko-ligjore, sipas së cilës, Enea Ftoi kishte vdekur për shkaqe natyrore. Pas përgjigjes së prokurorisë, reaguan prindërit e Eneas, të cilët thanë se “autoritetet po mundohen që të fshehin të vërtetën për vdekjen e djalit”.

“Enea është dhunuar nga policia. Kemi video dhe foto që provojnë dhunën e policisë. Në rrobat e Eneas, tek atletet, kemi gjetur gjurmë gjaku. Kërkojmë ekspertë të huaj. Do ta kërkojmë të vërtetën deri në Gjykatën e Strazburgut”, shprehen prindërit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat