Vaditja e tokave bujqësore, Bashkia Pukë i jep zgjidhje problematikës në dy fshatra

Shqipëria

Vaditja e tokave bujqësore, Bashkia Pukë i jep zgjidhje problematikës në dy fshatra

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 09:57
Pukë

Banorët e fshatit Breg në njësinë administrative Rrape,  kanë kërkuar ndihmën e bashkisë Pukë, për ndërtimin e veprës ujëmbledhëse në lumin Fan, përmes të cilës ata mund të vadisin tokat e tyre bujqësore.

Bashkia i është përgjigjur menjëherë shqetësimit të banorëve duke i dhënë një zgjidhje paraprake të paktën për këtë sezon veror.

Për këtë zonë, duhet një zgjidhje përfundimtare, ndaj krahas zgjidhjes sezonale të këtij problem, Bashkia sqaron se po harton një projekt për ndërtimin e një vepre të mirëfilltë bashkë me kanalin prej afro 3 km që transmeton sasinë e nevojshme të ujit nga lumi Fan në drejtim të fshatit Breg.

Ndërsa gjatë një dëgjese më kryebashkiakun e Pukës, Gjon Gjonaj, edhe banorët e fshatit Gojan i Vogël në njësinë administrative Gjegjan, shprehën shqetësimin për problemin e vaditjes së tokave bujqësore.

Në Gojan,  bashkia ka dërguar afro 1500 metër tub të përmasave të mëdha ku po shtrihet linja e re që zgjidh problemin e vaditjes për 80% të fshatit.

Bashkia falenderon banorët e fshatit Gojan i Vogël për bashkëpunimin, ndërsa shpreh angazhimin dhe vendosmërinë për zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat