Investime për transformimin e spitaleve të Fierit dhe Vlorës

Shqipëria

Investime për transformimin e spitaleve të Fierit dhe Vlorës

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 19:12
Fier

Rreth 163 mijë pacientë janë përfitues të drejtpërdrejtë të investimit që ka transformuar spitalin rajonal të Fierit.

Për këtë spital janë parashikuar investime edhe për përmirësimin e urgjencës së kardiologjisë dhe njësisë së kimioterapisë.

Me një investim prej 600 mijë eurosh është transformuar edhe spitali rajonal i Vlorës. Spitalit i është shtuar edhe shërbimi i hemodializës dhe pajisje moderne të sterilizimit.

Investimi ka prekur edhe maternitetin si dhe spitalin e fëmijëve pediatrinë.

Ndërsa shumë shpejt do të nisë rehabilitimi i urgjencës, reanimacionit qendror si dhe rindërtimi i poliklinikës së Vlorës. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat