Vë duart në kokë e tronditur! Momentet kur nëna merr vesh ekzekutimin e të birit në Shkodër

Shqipëria

Vë duart në kokë e tronditur! Momentet kur nëna merr vesh ekzekutimin e të birit në Shkodër

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 17:27
Boran Bërçama dhe bashkëshortes Silvi Ndoci

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele e gjithë Shkodra është tronditur nga një vrasje rëndë, ekzekutimi i ish efektivit Boran Bërçama dhe bashkëshortes Silvi Ndoci, të cilët në makinë kishin dhe foshnjën e tyre që i shpëtoi mrekullisht plumbave.

Ekzekutimi është bërë në fare pranë shtëpisë së Bërçamës dhe Report tv ka kapur pikërisht momentin kur në vendngjarje ndodhet nëna e ish efektivit. 

Gruaja në moshë vë duart në kokë e tronditur kur i thonë se i biri ka vdekur. 

Disa zhurma të mbytura dalin nga goaj e saj teksa ajo largohet duke ju marrë këmbët.

Pamjet janë publikuar këtë të dielë nga Report tv.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 15.07.2018, ora 06:40, në lagjen "Naim Gjylbegu", Shkodër, në automjetin me targa AA006HA, janë gjetur të vrarë me armë zjarr, B. B. dhe bashkëjetuesja.
Menjëherë kanë shkuar në vendngjarje shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, ku nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Shkodër po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat