Vrasja në Shkodër, reagon Berisha: Qyteti në dorë të krimit

Shqipëria

Vrasja në Shkodër, reagon Berisha: Qyteti në dorë të krimit

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 14:11
Sali Berisha

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Shkodrës.

Rreth orës 06:40, në lagjen “Naim Gjylbegu”, shtetasi Boran Berçama 30 vjeç dhe bashkëjetuesja e tij  Silvi Ndoci 25 vjeçe janë gjetur të vrarë brenda automjetit të tyre. Berçama mësohet se ka qenë ish-polic.

Policia njoftoi se menjëhere kanë shkuar në vendngjarje sherbimet e policisë dhe grupi hetimor, ku nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Shkodër po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

“Forca e Krimit godet fuqishem ne mes te rruges ne Shkoder! Ekzekutohen ish shefi i krimeve dhe bashkeshortja e tij. Killeri shkoi drejt selise se partise siçiliste. Narkopolicia ne Shkoder ka detyra te tjera te rendesishme. Qyteti ne dore te krimit! Nderkohe Xhafa i droges shpall ne Vlore suksesin imagjinar ‘zero kanabis’! Ngushellime familjeve te viktimave! sb”, shkruan ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat