Ekonomia u rrit me 4.45% në tremujorin e parë, vlera më e lartë që prej 2013

Shqipëria

Ekonomia u rrit me 4.45% në tremujorin e parë, vlera më e lartë që prej 2013

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 12:08
Ilustrim

 Ekonomia shqiptare shënoi në tremujorin e parë të këtij viti rritjen më të lartë në më shumë se 6 vjet.

Instituti i statistikave raportoi se për periudhën janar-mars të këtij viti Prodhimi Kombëtar u zgjerua me 4.45% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Zgjerimi i aktivitetit ekonomik është mbështetur kryesisht nga rritja e sektorit industrial energjia dhe uji, grup i cili kontribuoi me rreth 2.342%, tregtia, transporti dhe akomodimi me rreth 0.54% dhe sektori bujqësor i cili pati një ndikim prej rreth 0.37%.

Në pasqyrën e qeverisjes për këtë javë paraqitet një grafik me vlerën e rritjes ekonomike për tremujorin e parë për periudhën 2013-2018.

Sipas grafikut në tremujorin e parë të vitit 2013 shënohet një rritje ekonomike prej vetëm 1.69%. Në vitin 2014 vërehet një rritje e ekonomike me rreth 06% krahasuar me vitin 2013, por sërish në vitin 2015 për të njëjtën periudhë kemi rëni me 0.5% të prodhimit kombëtar.

Në 3-mujorin e parë të 2016-s do të shënohen ritme më të larta të prodhimit kombëtar që llogaritet 3.71. Edhe në 3-mujorin e 2017 vijohet të mbahet rritja ekonomike në të njëjta nivele rreth 3.92. Ndërsa në periudhën janar-mars 2018 shënohet edhe rritja më e lartë e prodhimit kombëtar me rreth 4.45%.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko bëri të ditur pak ditë më parë se nga këndvështrimi i kërkesës agregate rritja ekonomike është ndihmuar nga zgjerimi i konsumit privat, i investimeve totale dhe i eksportit të mallrave e shërbimeve.

Vitin e kaluar ekonomia shqiptare u rrit me 3.83 për qind. Për këtë vit, qeveria pret një rritje prej rreth 4.2%.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj theksoi në një konferencë për mediat në fillim të kësaj jave se shifra e tremujorit të parë të këtij viti është një premtim shumë i mirë për të mbajtur objektivin me 4.2% të rritjes ekonomike për vitin 2018.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat