Meta: Përkushtimi i Stan Dragotit, frymëzimi për brezat e ardhshëm të kineastëve

Shqipëria

Meta: Përkushtimi i Stan Dragotit, frymëzimi për brezat e ardhshëm të kineastëve

Nga: A.M. Më: 14 korrik 2018 Në ora: 20:08
Ilir Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka folur për vdekjen e regjisorit dhe kineastit të paarritshëm shqiptaro-amerikan, Stan Dragoti.

Ai ka shkruar në Facebook se vepra e Stan Dragoti artistike i kapërceu kufijtë e Amerikës dhe krenaria e tij për origjinën shqiptare e përkushtimi i tij i pashoq atdhetar do të shërbejnë si binom frymëzimi për brezat e ardhshëm të kineastëve tanë! I

Postimi i plotë:

Me hidhërim mësova lajmin e ndarjes nga jeta të regjisorit dhe kineastit të paarritshëm shqiptaro-amerikan, Stan Dragoti. Vepra e tij artistike i kapërceu kufijtë e Amerikës dhe krenaria e tij për origjinën shqiptare e përkushtimi i tij i pashoq atdhetar do të shërbejnë si binom frymëzimi për brezat e ardhshëm të kineastëve tanë! I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat