Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka merr pjesë në paradën ushtarake në Paris

Shqipëria

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka merr pjesë në paradën ushtarake në Paris

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 18:09
Olta Xhaçka

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në paradën ushtarake të organizuar në Paris me rastin e 14 Korrikut, festës kombëtare të Francës. Me ftesë të presidentit Emanuel Macron, Ministrja Xhaçka bashkë me përfaqësues të lartë të shumë shteteve ndoqi paradën ushtarake më të vjetër në botë, e cila sipas traditës mbahet në Champs Elysees.

Ministrja e Mbrojtjes udhëtoi drejt Parisit, pas Ministerialit të Kartës së Adriatikut që u mbajt në Kroaci dhe Samitit të NATO-s në Bruksel. Në të dy këto takime të rëndësishme u vlerësua kontributi i Shqipërisë në misionet paqeruajtëse dhe operacionet e mbrojtjes kolektive të NATO-s. 

Aktualisht, vendi ynë shpenzon për mbrojtjen 1.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa synimi i Qeverisë Shqiptare është që deri në vitin 2024 ky buxhet të shkojë në 2%. Përpos buxhetit dedikuar mbrojtjes, Shqipëria përmes kontributit me Forcat e Armatosura në misionet e NATO-s renditet si forca e dytë me kontributin më të madh si përqindje e Forcës së saj të Armatosur, në Afganistan, misionin kryesor të Aleancës, dhe e 13-a ndër 29 anëtarët për kontributin e saj në misionet e tjera të përbashkëta të Aleancës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat