Vettingu i ndërpreu karrierën, 5 gjyqtarë dhe prokurorë në Apel

Shqipëria

Vettingu i ndërpreu karrierën, 5 gjyqtarë dhe prokurorë në Apel

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 17:32
Komisioni

Ndërsa prej dy javësh Komisioni i Pavarur i Kualifikimit po zhvillon nga 3 apo 4 seanca në javë me gjyqtarët e prokurorët, të njëjtin rritje të aktivitetit ka shënuar edhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Për muajin korrik,  këtij komisioni i është dashur të shqyrtojë ankimimet apo pretendimet e 5 subjekteve të rivlerësimit, të cilët kërkojnë shfuqizimin e vendimeve për shkarkimin nga detyra.

Më datë 10 korrik Kolegji ka marrë në shqyrtim kërkesën e Komisionerit Publik për ndërprerjen e Vetting-ut për Prokurorin Sulejman Tola. 

Një ditë më pas Kolegji ka regjistruar kërkesën e gjyqtarit Fatmir Lulo, i cili kërkon rrëzimin e vendimit për shkarkim dhe rikthimin në detyrë, shkruan Scan.

Më datë 16 korrik,  Kolegji i Apelimit do të vendosë mbi përfshirjen apo jo në Vetting të Gjyqtares Mirela Fana, e cila ka paraqitur dorëheqjen. 

Më datë 17 korrik Kolegji do të shqyrtojë kërkesën e  Gjyqtarit të Kushtetueses Fatos Lulo për rikthimin në detyrë pas shkarkimit nga ana e Komisionit të Pavarur të Apelimit.  

Më datë 26 korrik, Apeli do të shqyrtojë kërkesën e Gjyqtarit të Durrësit Beshim Trezhnjeva, i cili kërkon gjithashtu rikthimin në detyrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat