Teatri në Kushtetuese, dhe pse gjykata nuk funksionon, PD do ankimojë ligjin

Shqipëria

Teatri në Kushtetuese, dhe pse gjykata nuk funksionon, PD do ankimojë ligjin

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 15:23
Teatri Kombëtar

Partia Demokratike publikoi një tjetër dokument në kuadër të akuzave kundër kryeministrit Rama dhe kryebashkakut Veliaj për çështjen e teatrit. Më 12 prill 2017 në kulmin e krizës politike parazgjedhore qeveria zvogëloi Qendrën Historike të kryeqytetit, duke hequr prej hartës së mbrojtur edhe zonën e Teatrit Kombëtar.

“Vendimi për zvogëlimin Qendrës Historike është marrë pa patur asnjë argument ligjor, teknik apo historik. Në hartë duken qartë sesi në çdo zonë të eliminuar nga zona e mbrojtur janë ndërtuar apo janë planifikuar të ndërtohen kulla”.

Partia Demokratike apeloi përsëri që Presidenti Meta ta kthejë ligjin në Kuvend si antikushtetues. Por ndërkohë Top Channel mësoi se demokratët nuk i ka sytë vetëm nga lëvizjet e kreut të shtetit. Edhe pse jo funksionale, por me vetëm dy anëtarë të konfirmuar nga vetingu, juristët e forcës kryesore në opozitë e kanë gati ankimimin e ligjit në Gjykatën Kushtetuese. Argumenti i parë është hartimi i një ligji për një subjekt të vetëm, kompaninë Fusha, kur Ligji si koncept është normë për një numër të papërcaktuar subjektesh.

Tashmë jemi në kushtet e një akti administrativ individual dhe sipas PD kur një akt të tillë, qeveria e vesh si ligj dhe ia imponon Parlamentit, është cënuar parimi kryesor kushtetues i ndarjes së pushteteve. Përveç këtij parimi sipas PD ligji cenon edhe autonominë vendore qe e mbron po Kushtetuta. Kjo pasi ligji për pushtetin vendor lejon kalimin tek privati të tokës në pronësi të bashkisë vetëm me shumicë të cilësuar prej 3/5 të Këshillit Bashkiak.

Shumica parlamentare mori me ligj kompetencat e një organi tjetër, duke cënuar autonominë e pushtetit vendor. Sipas PD cenohet edhe parimi i sigurisë juridike, sikundër ligji për teatrim, bie ndesh me ligjin e pronave edhe me nenin 71 të MSA, kur duke i dhënë ok një kontraktimi pa garë të hapur, u pengua pjesëmarrja e kompanive shqiptare dhe europiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat