“15 vrasës po enden të lirë në Krujë, disa janë bërë dhe inspektorë e drejtues”

Shqipëria

“15 vrasës po enden të lirë në Krujë, disa janë bërë dhe inspektorë e drejtues”

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 18:35
Pamje nga Kruja

15 vrasës enden të lirë në qytetin e Krujës.

Është kjo deklarata e postuar këtë të premte në rrjetin social nga ana e ish kryeministrit Sali Berisha, i cili ka adresuar denoncimin e njëe qytetari nga qyteti i Krujës. Berisha shkruan se vrasësit qarkullojnë të lirë falë “Xhafopolicisë” që i ruan ata.

Ndërkohë denoncuesi në shkrimin e tij shprehet se kërta vrasës janë të lirë pasi ka mungesë provash për t’i çuar prapa hekurave. Arsyeja se përse ka mungesë provash është fakti se ata janë të imunizuar nga pushteti, madje denoncuesi shprehet se shumë prej tyre janë vënë dhe në poste të administratës publike.

STATUSI I BERISHES

15 vrases qarkullojne te lire ne Kruje,

Narkopolicia apo Xhafopolicia i mbron ata!

Lexoni mesazhin e qytatarit dixhital. sb

“Mirembrema z Berisha.

Duke nigjuar znj prokurore Arta marku dhe pytjet e z deputet Nasip naco mbi krimin ne vite e kontigjentin kriminal ne vite qe eshte i identifikuar e qe eshte i pa ndeshkuar nga prokuroria e nga gjykatat e policia te vjen ne mendje ne rrethin e krujes ka mbi 15 vrasje ku autoret jan te identifikuar nga policia si nga provat shkresore ashtu dhe nga rrethanat e krimit,por dosjet jan pushuar per munges provash ose nuk ka prova te mjaftueshme duke mos ju dhen mundesi deshmitareve e familjarve te viktimave per te folur. Kjo eshte nje ane e drejtesise e dyta keta vrases te pa arrestuar te imunizuar nga drejtesia kan perseritur te njejten veper jan kthyer ne tmerr per popullaten me kercenime vrasje gjobvenie grabitje etj dhe disa prej tyre jan kry bashkie, drejtora administrate, inspektor institucionesh etj .ulsi manja tha po tu dim adresen vrasesve i arrestojm . Sot ne cdo ngjarje qe ndodh nuk kemi kontigjent te ri por kontigjent krimi serial pra vetem qyteti i krujes ka 15 vrases ose 15 vrasje me fajtor viktimat.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat