Deti me Greqinë, Vasili: Tradhtia do të evidentohet!

Shqipëria

Deti me Greqinë, Vasili: Tradhtia do të evidentohet!

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 15:48
Petrit Vasili

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili është pyetur në ‘Fax News’ ndër të tjera lidhur me deklaratën e kryeministrit grek Aleksis Tsipras i cili ka thënë se caktimi i Zonës Ekskluzive Ekonomike do të jetë dukshëm në avantazh të Greqisë.

Vasili u shpreh se fatkeqësisht për negociatat mes dy vendeve po flet vetëm njëra palë, madje edhe Europa përmes komisionerit Hahn por vetëm qeveria shqiptare jo.

“Fatkeqësht të gjitha lajmet vijnë nga pala greke, kemi zero transparencë nga ana e qeverisë, është pala greke, është përfshirë edhe Hahn por vetëm qeveria shqiptare nuk flet”, tha Vasili.

Ai, duke patur parasysh se si në 2009 PS kishte bërtitur me të madhe për mungesën e transparencës në lidhje me marrëveshjen me Greqinë, pyeti se pse sot PS-së në qeveri i vdiq transparenca.

Vasili duke iu referuar Zonës Ekskluzive Ekonomike tha se bëhet fjalë për pasuri të madhe nafte por ne nuk kemi transparecë se çfarë fiton Shqipëria, ndërsa deri tani kemi dëgjuar vetëm që humb.

Por kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së u shpreh se herët a vonë, kjo marrëveshje në mungesë të plotë të transparencës do të dalë në dritë dhe do të zbulohet në rast se është tradhëti apo jo dhe nëse rezulton e tillë atëherë reagimi do të ishte shumë I fortë.

“Në rast se bëhet fjalë për zonën ekonomike, bëhet fjalë për pasuri të mëdha, naftë, dhe janë pasuri me interesa afatgjatë. Gjëja e parë është ajo se çfarë Shqipëria fiton, dhe së dyti ka një hartë e cila mund të jetë në dispozicion të çdo media por qeveria nuk bën transparencë. Deri tani kemi dëgjuar që kemi humbur.

Nuk do jetë tepër vonë se nëse bëhet fjalë për humbje të territorit reagimi do të jetë shumë I fortë.

Marrëveshje e drejtë apo tradhësti do të evidentohet se do të vijë të votohet në Parlament, por do të ishte shumë e turpshme që të shkohet në Gjykatë Kushtetuese përsëri.

Ka një gjë shumë themelore,  pse vdiq transparenca? Ndërsa haberet vijnë nga Europa, nga Hahni, nga Tsipras, nga Kotzias”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat