Braimllari: Kemi Kryeminister hajdut dhe trafikant, qeveria po pastron paratë e pista

Shqipëria

Braimllari: Kemi Kryeminister hajdut dhe trafikant, qeveria po pastron paratë e pista

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 14:45
Sekretari i Pergjithshem i Lëvizjes Socialiste për Integrim Endrit Braimllari

Sekretari i Pergjithshem i Lëvizjes Socialiste për Integrim Endrit Braimllari ka akuzuar kreun e qeverisë Rama dhe qeverinë e tij se pasi mbushen vendin me drogë tani kanë një mison për pastrimin e parave të pista.

Në një shenim në rrjetet sociale ai shkruan se “pasi kanabizoi vendin, hapi kufijtë për transportin e drogërave të forta me urdhër të tij politik, tani ka një tjeter mision: të pastrojë paratë e trafiqeve”.

Ja shënimi i plotë i Braimllarit në facebook:

Nga kultivimi i kanabisit, te drogerat e forta dhe tani te pastrimi i parave te dorges. Ky Kryeminister po ndjek nje politike te qarte kriminale. 
Pasi kanabizoi vendin, hapi kufijte per transportin e drogerave te forta me urdher te tij politik, tani ka nje tjeter mision: te pastroje parate e trafiqeve.

Po vendos ne zbatim planin e tij te qarte te hajduterise se prones publike per interesin e tij personal sepse prona publike duhet per te ndertuar kullat e tij klienteliste, per te pastruar parate qe vine nga trafiku i tij qeveritar.

Ky eshte pergjegjesi kryesor qe sot Shqiperia radhitet ne raporte te agjensive ligjzbatuese si vend kryesor per trafik droge, krim te organizuar dhe pastrim parash.

Nuk ka BE me Edi Ramen Kryeminister.
Shqiptaret nuk presin me, do ti japin goditjen perfundimtare ketij Kryeministri qesharak, hajdut, trafikant dhe imagjinar ne projekte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat