Vrasësi i ish-gjyqtares kërkon gjykim të shkurtuar te Krimet e Rënda

Shqipëria

Vrasësi i ish-gjyqtares kërkon gjykim të shkurtuar te Krimet e Rënda

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 12:43
Fadil Kasemi

Pas thuajse një viti nga vrasja makabre në kryeqytet të ish-bashkëshortes së tij, me profesion gjyqtare, vrasësi ka dalë këtë të premte para gjykatësve të Krimeve të Rënda në Tiranë.

Fadil Kasemi qëlloi për vdekje ish-gjyqtaren Fildes Hafizi në përpjekjen e tij të dytë, pas mosmarrëveshjeve në çift dhe ndarjes prej saj, në gusht të vitit 2017. Një krim që i akuzuari nuk e pranoi fillimisht, duke u justifikuar me probleme mendore, por që ekspertiza e nxori atë të aftë mendërisht.

Përpara trupës gjykuese të Krimeve të Rënda, Fadil Kasemi ka pranuar fajin dhe ka kërkuar madje gjykim të shkurtuar, kërkesë për të cilën gjykatësit janë tërhequr për vendim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat