Parashikimi i motit: Ja çfarë na pret të premten

Shqipëria

Parashikimi i motit: Ja çfarë na pret të premten

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 08:06
Foto ilustrim

Dita e premte, datë 13 korrik, moti do të jetë me diell përgjatë vijës bregdetare dhe vranësira në verilindje ku në mesditë do të marrin impuls duke u shoqëruar me reshje shiu të izoluara.

Era do të jetë e lehtë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi  7- 10 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 2 -3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rënie të lehtë.

Temperaturat min dhe max
Zonat malore         15/31°C
Zonat e ulëta           18/32°C
Zonat bregdetare    19/31°C

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat