Paloka: E quajti ‘turpi i njerëzimit’, sot thyhet në mes për një foto, legen!

Shqipëria

Paloka: E quajti ‘turpi i njerëzimit’, sot thyhet në mes për një foto, legen!

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 18:20
Nënkryetari demokrat Edi Paloka

Nënkryetari demokrat Edi Paloka ka reaguar pas shpërndarjes së fotove në të cilat paraqitet Kryeministri Rama në pozita “lutëse” ndaj Presidentit amerikan Donald Trump. 

Paloka shkruan se Rama bën arrogantin dhe të fortin me popullin e tij dhe të dobtit ndërkohë që thyhet në mes për një foto me Presidentin Trump, të cilin më herët e kishte quajtur edhe “turpin e njerëzimit”.

Ja postimi i plotë i Palokës

"Legen...
Ben te fortin dhe arrogantin me te dobtit dhe popullin e tij.
E mbani mend se cfare tha per Trump atehere kur mendonte se nuk do zgjidhej. E quajti “turpi i njerzimit” . Shiheni tani si eshte thyer ne mes per nje foto, legeni"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat