Abuzoi me tenderët e ushqimeve në burgje, dënohet Iljaz Labi - Bota Sot
Abuzoi me tenderët e ushqimeve në burgje, dënohet Iljaz Labi

Shqipëria

E martë, 17 korrik 2018

Abuzoi me tenderët e ushqimeve në burgje, dënohet Iljaz Labi

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 16:00
Iljaz Labi

Gjykata e Krimeve të Rënda dha vendimin për ish-zëvendësdrejtorin e burgjeve Iljaz Labin, i cili akuzohet për korrupsion me tenderët e ushqimeve në burgje, duke e dënuar me 3 vite burg.

Po kështu Labit i hiqet për 5 vite e drejta për të ushtruar funksione publike.

Ndërkohë Gjykata ka dhënë 4 vite burg për Shemsi Sinanin, 3 vite për Nexhmi Ballën dhe Ylber Kalanë të akuzuar për korrupsion aktiv ndaj funksionarëve që ushtrojnë detyre publike.

Prokuroria kishte kërkuar 5 vite burg për Iliaz Labin, i akuzuar për korrupsion të funksionarëve publik. Por pavarësisht pretencës, sipas prokurorisë Labi kishte fituar statusin e bashkëpunëtorit, dhe si i tillë, i pezullohet dënimi me burg. Por Gjykata ka vendosur dënimin me 3 vite burg.

Sipas hetimeve Labi dhe ish- drejtori i Burgjeve, Artur Zoto, akuzoheshin se kishin përfituar 2 milionë lekë nga tenderët e ushqimeve në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Më 11 maj Gjykata shpalli fajtor ish-drejtorin e Burgjeve Artur Zoto duke e dënuar me 5 vite burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test