Artan Hoxha: Thanza i papërfillshëm, ja çfarë çudirash do sjellë Vettingu

Shqipëria

Artan Hoxha: Thanza i papërfillshëm, ja çfarë çudirash do sjellë Vettingu

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 20:52
Komisioni hetimor

Admir Thanza, Gjyqtari i Gjykatës së Lartë doli ditën e djeshme përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Pasi u bë rishikimi i formularit të vetëdeklarimit, gjyqtari Thanza rezultoi se kishte qenë i dënuar me 40 ditë burg në Itali për vjedhje.

Kjo masë ishte dhënë me vendim të formës së prerë dhe nuk ishte deklaruar në formular.

Ky fakt tronditi opinionin publik dhe pasi fakti u bë i ditur në media, “CNA” ka kontaktuar me gazetarin e kronikës së zezë Artan Hoxha.

Hoxha është shprehur se rasti i Thanzës ishte i pabesueshëm, ndërsa ka paralajmëruar se çudira të tjera priten, pasi gjyqësori dhe drejtësia në përgjithësi është e mbushur me skandale.

Më tej Hoxha ka thënë se gjyqtarët dhe në postet e tyre nuk janë emëruar në bazë merite, por duke pasur parasysh interesat politike.

Artan Hoxha ka shkruar: “Në rast se sot do merremi vetëm me Thanzën ky do ishte nje gabim, ai është i papërfillshëm përballë malit me skandale që fsheh gjyqësori dhe drejtësia shqiptare. Ajo që ndodhi me rastin Thanza duket e pabesueshme të ketë ndodhur vërtet. Por nuk jam i surprizuar sepse pres çudira më të mëdha gjatë procesit të vetingut. Në media prej vitesh kemi denoncuar raste edhe më të rënda por asgjë nuk ka ndodhur. Sepse gjyqtarët deri më sot nuk i ka vendosur meritokracia apo profesionalizmi, por klientelizmi dhe interesat politike. Prandaj ndëshkoheshin vetëm të pafuqishmit, qytetarët e thjeshtë dhe kurrë nuk ndëshkoheshin qeveritarët apo politikanët e korruptuar. Në media kemi denoncuar gjyqtarë që u emëruan të tillë vetëm për ndere apo favore politike, dhe nga statusi i qytetarit të thjeshtë sot janë bërë pronare pallatesh, hotelesh apo resortesh turistike. Sigurisht jo të gjithë janë të tillë, por mes tyre dallohen qartë ata ose ato gjyqtare që ora e dorës apo çanta e krahut u kushton sa kursimet e gjithë jetës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat