Pakti detar? Pas Ramës dhe Tsipras, takohen edhe Bushati dhe Kotzias

Shqipëria

Pakti detar? Pas Ramës dhe Tsipras, takohen edhe Bushati dhe Kotzias

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 20:13
Ditmir Bushati është takuar me homologun grek Nikos Kotzias

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është takuar me homologun grek Nikos Kotzias. Në një postim në Twitter, kryediplomati shqiptar publikon edhe një fotografi nga takimi.

Më herët gjatë ditës së sotme, Bushati dha një mesazh lidhur me marrëveshjen mes dy vendeve: “Marrëveshja me Greqinë ka rezistencë politike në të dy vendet, por me vendosmëri dhe vullnet të qartë do të kemi produkte konkrete në një të ardhme të afërt”.

Ministri @DitmirBushati : “Marrëveshja me #Greqinë ka rezistencë politike në të dy vendet, por me vendosmëri dhe vullnet të qartë do të kemi produkte konkrete në një të ardhme të afërt”

Bushati dhe Kotzias janë takuar në Bruksel, ku po zhvillohet samiti i NATOS-s. Një ditë më parë, kryeministri Rama u takua me homologun grek Alexis Tsipras.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat