Kalaja e Lezhës mbetet një destinacion turistik i pashfrytëzuar.
Ditët e fundit ura e drunjtë mbi varrezat mesjetare, që u zbuluan pak vite më parë, është dëmtuar për shkak të amortizimit.
Përgjegjsi i Kalasë, Dedë Margjoni tha se situata ka disa ditë në këtë gjendje, ndërsa shtoi se brenda javës pritet të merren masa për riparimin e saj.
Për kalanë e Lezhës dhe rrethinat problematikat infrastrukturore nuk janë të panjohura. Ndërtimi i rrugës së kalasë në 2012-ën, ishte i pastudiuar për lëvizjen e autobusëve.
Për shkak të pjerrësisë dhe kthesave të ngushta ka bërë që në kala mos ngjitet asnjë autobus, ndërsa objektin e shijojnë vetëm ata pak turistë guximtarë, kryesisht nga Europa Qëndrore.