Noka nxehet tek “Ligjet”: Arta Marku prokurorja private e PS, merreni atje për hartime

Shqipëria

Noka nxehet tek “Ligjet”: Arta Marku prokurorja private e PS, merreni atje për hartime

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 17:04
Komisioni i ligjeve

Pas raportimit të gjatë të kryeprokurores Arta Marku, situata në komisionin e Ligjeve u tensionua kur deputetët e PD-së nisën t’i bëjnë pyetje kësaj të fundit.

Më i irrituar nga të gjithë u shfaq deputeti Flamur Noka, i cili e quajti Markun prokurore private të PS-së që erdhi vetëm për të lexuar një hartim në këtë mbledhje.

Flamur Noka: Nuk ka të drejtë për emërime. Zonja të mos vijë këtu për hartime, merreni tek partia prokuroren private, atje të lexojë hartime. Duhet të raportojë pse e mbylli çështjen e Saimir Tahirit? Pse nuk u apelua vendimi i Xibrakës, ka familjarë të kryeministrit të përfshirë? Pse dështoi hetimi për 613 kg kokainë në Durrës?

Ulsi Manja: Kjo ishte për procedurë?

Flamur Noka: Për çdo gjë ishte…: Kjo është zonja nuk e di, nuk di asgjë. Le t’i përgjigjet pyetjes

Ulsi Manja: S’jemi në livadh këtu

Edi Paloka: I bëra dy pyetje dhe me tha s’kam përgjigje

Ulsi Manja: Për procedurë të lutem

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat