Qeveria shqiptare merr tjetër borxh

Shqipëria

Qeveria shqiptare merr tjetër borxh

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 16:32
Ilustrim

Qeveria shqiptare pritet të marrë një hua prej 50 milionë dollarësh, e cila do të shpenzohet për projektin e konektivitetit të rrugëve rajonale dhe lokale.

Marrëveshja që do të lidhet me Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim nga mbërritur për diskutim në Kuvend, ndërsa parashikohet që shlyerja e huasë të bëhet për një periudhë prej 29.5 vite.

Referuar relacionit të projektligjit, efektet e pritshme nga zbatimi i këtij projekti lidhen me rehabilitimi i rrugëve rajonale dhe lokale, duke ofruar një lidhje më të mirë dhe më të sigurt me rajonet e përfshira ku jetojnë e punojnë rreth 80 000 banorë. Po ashtu, pritet  përmirësimi i klimës së qëndrueshmërisë në rrjetin rrugor, çka do të ndihmojë në përfitimin e një aftësie të qëndrueshme dhe të dëshiruar në sigurimin e shërbimeve të transportit.

Një pjesë e huasë do të shkojë edhe për ngritjen e kapaciteteve të bashkive  për të menaxhuar dhe mirëmbajtur rrjetet rrugore. 

Po ashtu, parashikohet mbështetja e bashkive të përzgjedhura për implementimin e programeve të zhvillimit rural, përfshirë dhënien e këshillave për vlerësimin e potencialit të tregut në nivel fshati për të përcaktuar se cilat aktivitete prodhuese japin kthimin më të lartë, përgatitjen e propozimeve për investime për të përdorur fondet e grantit të disponueshme në programin “100 fshatrat” ose në programet e tjera të zhvillimit rural për të adresuar kërkesat e tregut dhe zbatimin e aktiviteteve të lartpërmendura. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat