Demokratët e pyesin për çështjen “Xhafaj”, Marku: Nuk i ndërhyj dot prokurorit!

Shqipëria

Demokratët e pyesin për çështjen “Xhafaj”, Marku: Nuk i ndërhyj dot prokurorit!

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 16:30
Arta Marku

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku në raportimin e ditës së sotme në Komisionin e Ligjeve, për veprimtarinë e organit të akuzës gjatë vitit të shkuar i është përjigjgur edhe pyetjeve të deputetëve.

Përfaqësuesit e opozitës kanë debatuar ashpër me të teksa i kanë ripërsëritur akuzat se u zgjodh në mënyrë antiligjore.

Dmeokratët u fokusuan te pyetjet edhe tek çështjet politike. Deputeti Edi Paloka e pyeti Markun nëse është hetuar çështja e vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj, i cili akuzohet për trafik droge.

Por kryeprokurorja u përgjigj se nuk ka asnjë tagër të ndërhyjë për një hetim konkret, apo të japë urdhra apo udhëzime konkrete.

“Mund të japë udhëzime vetëm të përgjithshme. Prokurori i çështjes është titullari dhe përgjegjësi i pa diskutueshëm i çështjes që ka në hetim. Është në përgjegjësinë e secilit prokuror të fillojë një hetim kryesisht dhe vetëm gjykata është ajo që vendos ligjshmërinë e hetimit të një prokurori”, u shpreh Marku.

Ajo shtoi se “nuk e ka detyrim ligjor që të ketë një informacion të tillë”. Sa i takon shkarkimeve dhe emërimeve në Prokurori, Marku deklaroi se janë lëvizje të përkohshme, bazuar në dispozitat kalimtare. Po ashtu, ajo tha se janë respektuar kriteret e nevojshme për emërimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat