Roshi pranon akuzën për falsifikim

Shqipëria

Roshi pranon akuzën për falsifikim

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 15:30
Elvis Roshi

Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi, ka pranuar akuzën për falsifikim të formularit të vetëdeklarimit në procesin ndaj tij që po zhvillohet në Gjykatën e Tiranës. Gjykata ka pranuar kërkesën e Elvis Roshit për gjykim të shkurtuar.

Të premten, prokuroria pritet që të jepet pretencën për Roshin. Sipas prokurorisë, ai nuk ka deklaruar përdorimin e disa emrave në të shkuarën, arrestime, ndalime, dëbime apo masa të sigurisë në Itali, Zvicër e Gjermani. Elvis Roshi është hetuar dhe gjykuar në gjendje të lirë, me masën e sigurisë detyrim paraqitjeje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat