Arta Marku pritet me sherr te Komisioni i Ligjeve, Paloka: S’ka marrë as votat e mazhorancës

Shqipëria

Arta Marku pritet me sherr te Komisioni i Ligjeve, Paloka: S’ka marrë as votat e mazhorancës

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 13:58
Komisioni i ligjeve

Në Komisionin e Ligjeve ka nisur seanca ne te cilen eshte e thirrur kryeprokurorja e pergjithshme e perkohshme Arta Marku per te raportuar mbi gjendjen e kriminalitetit në vend.

Seanca nisi me perplasje dhe debat mes mazhorances dhe opozites, e cila me heret ka kerkuar me ane te nje letre drejtuar kreut te Kuvendit Gramoz Ruci anulimin e mbledhjes per shkak se thone qe shkel rregulloren per nga menyra si eshte thirrur.

Pasi kreu u komisionit Ulsi Manja tha “kemi ftuar Prokuroren e Pergjithshme”, opozita reagoi menjehere duke thene: “eshte e perkohshme”.

Deputeti demokrat Edi Paloka tha “ajo nuk perfaqeson nje institucion kushtetues se eshte zgjedhur me 69 vota. As gjithe votat e mazhorances nuk ka marre”, u shpreh ai teksa iu drejtua Markut “me cfare tagri e keni thirrur Markun?”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat