Gjyqtari i dënuar për vjedhje në Itali: Si u zbulua skandali

Shqipëria

Gjyqtari i dënuar për vjedhje në Itali: Si u zbulua skandali

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 08:52
Admir Thanza

Karriera dhe integriteti i gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, pësoi një goditje të rëndë ditën e djeshme gjatë seancës dëgjimore në kuadër të vetingut. Relatori Lulëzim Hamitaj tha se Thanza ka fshehur një dënim në Itali në vitin 1999, për vjedhje në bashkëpunim, raporton Panorama.

Seanca dëgjimore drejtohet nga Olsi Komici, Brunilda Bekteshi dhe Lulzim Hamitaj.

Kryesuesi Olsi Komici thote se per Thanzen eshte kryer hetim per te trija kriteret, pasurine, aftesite profesionale dhe pastertine e figures.

Avokati Theodhori Sollaku pyet trupen gjykuese se perse eshte ndryshuar trupa gjykuese, “pasi ne komunikimet me email na eshte thene se kryesuese ishte Brunilda Bekteshi”.

Ndersa relatori Hamitaj thote se ka qene nje lapsus, pasi kryesues ka qene dhe eshte Olsi Komici. Kete e konfirmon edhe perfaqesuesja e ONM.

Këtë dënim, gjyqtari Thanza nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit, duke rrezikuar që të merret edhe si i pandehur për deklarim të rremë. Sipas relatorit të çështjes Lulëzim Hamitaj, Thanza ka mohuar të jetë ndaluar, hetuar apo të jetë dënuar nga ndonjë gjykatë, qoftë brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Mirëpo, sipas një gjetjeje të ONM-së, gjyqtari Thanza është dënuar në vitin 1999 me 40 ditë burgim dhe 100 mijë lireta nga Gjykata e Pizës për vjedhje. Ai madje ka qenë në seancën e gjyqit kur është dhënë vendimi, që është pezulluar në vuajtje dënimi me burg.

DËNIMI

“Z. Thanza ka mohuar të jetë ndaluar, hetuar apo të jetë marrë ndonjë masë shtrënguese ndaj tij. Këto përgjigje ai ka dhënë edhe në formularin e vëtëdeklarimit, ku mohohet të ketë qenë ndonjëherë i arrestuar, ndaluar, i dënuar me vendimi të formës së prerë, qoftë brenda vendit dhe qoftë jashtë vendit.

Nga dokumentet e siguruara nga KPK-ja me ndihmën e ONM-së, rezulton se zoti Thanza, lindur në Shkodër, ka qenë i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Pizës në Itali, me vendim të shpallur më 21 qershor të vitit 1999. Ai është dënuar me 40 ditë burg dhe 100 mijë lireta italiane gjobë për veprën penale vjedhje në bashkëpunim”, tha relatori.

Relatori Hamitaj tha se në lidhje me këtë pikë, ka pohuar se pranon faktin e ekzistencës së dënimit, por jo atë të konsumimit të veprës penale, pasi sipas tij, ai ka marrë përsipër një vepër që e ka bërë dikush tjetër, i shtyrë nga rrethanat familjare. Vetë Thanza dha shpjegime në fund të seancës, duke thënë se ka marrë përsipër veprimin e paligjshëm të ish-kunatës së tij për të shpëtuar jetën e nipit, që kurohej në Spitalin e Pizës nga një sëmundje e rëndë.

“Kam tentuar me sinqeritet maksimal që të shpjegoj edhe në emaile edhe në materiale që kam paraqitur të shpjegojë ekzistencën e dënimit. Kurrë në jetën time unë nuk mund ta bëja një gjë të tillë. Mora përsipër diçka për të mbrojtur një fëmijë të mitur. Ai është gjaku im, djali i vëllait tim. Fillimisht kurrë nuk e dija, sepse ajo ishte një marrëveshje mes avokatit dhe prokurorit dhe që më është thënë që nuk cilësohet si dënim”, tha Thanza i përlotur. “Kështu, nëse kujdestarja, ish-kunata ime, do të arrestohej për vjedhjen, atëherë për fëmijën nuk kishte kush kujdesej dhe ai mund të kthehej në Tiranë pa u kuruar”, shtoi ai.

PASURIA

Në lidhje me vlerësimin e pasurisë, relatori Hamitaj tha se trupa gjykuese ka administruar raportin e ILDKPKIsë, ku ky institucion konstaton se subjekti Thanza ka deklarime të pasakta dhe jo në përputhje me ligjin, nuk ka burime të ligjshme financiare dhe ka kryer fshehje të pasurisë dhe deklarim të rremë.

KPK-ja kreu hetimin e saj të pavarur për gjendjen pasurore të zotit Thanza. Nga këto hetime rezulton se zoti Thanza ka një apartament banimi me sipërfaqe 136 metra katrorë, ndodhur në rrugën “Zogi I” në Shkodër, i blerë më 6 prill 2000 në vlerën 1.2 milionë lekë, shumë kjo e paguar në datën e nënshkrimit të kontratës së shitblerjes.

Kjo pasuri është deklaruar si në deklaratën veting, ashtu edhe në atë të vitit 2003 me vlerën 3 milionë lekë. Në deklaratën e vitit 2003 ka një anormali, pasi ajo ka dy faqe 4- që i përkasin formularit A1, ku te njëri prej tyre konstatohen ndryshime në pjesën e përshkrimit të burimeve ku është shtuar një specifikim 1.2 mln lekë blerje dhe 1.8 milionë lekë rikonstruksion, plus 18 metra katrorë garazh. Si burim të ardhurash për blerjen e këtij apartamenti janë deklaruar shitja e dy apartamenteve të tjera në Shkodër, por këto shitje janë kryer më 16 nëntor 2000.

Sipas hetimit, rezulton se çmimi i blerjes, i deklaruar nga subjekti, nuk përputhet me vlerën mesatare të apartamenteve të shitura në atë periudhë në Shkodër. Gjithashtu, në vitin 2003, gjyqtari nuk e ka deklaruar garazhin, si edhe shitja e dy apartamenteve që janë përdorur si burim për apartamentin e blerë për 1.2 mln euro ka ndodhur në nëntor 2000, ndërsa apartamenti është blerë në prill 2000.

Pasuria e dytë, apartament banimi 113 metra katrorë në “Komunën e Parisit” në Tiranë. Në deklaratën e vitit 2003, bashkëshortja e subjektit deklaron se është pronare e saj me vlerë 4 milionë lekë. Në kontratën e shitblerjes 3 korrik 2003, çmimi është 1.9 milionë lekë. Kjo nuk përputhet me vlerën e deklaruar prej saj në deklaratën veting.

Pasuria e tretë është një apartament duplex i ndodhur në Lalëz Durrës. Kjo banesë ishte përshkruar në vitin 2012 me sipërfaqe 99.55 metra katrorë, ndërsa në veting është deklaruar me sipërfaqe 38 metra katrorë. Ka mospërputhje mes deklaratave për sipërfaqen e kësaj pasurie.

Pasuria e katërt është një garazh në Tiranë me sipërfaqe 23.4 metra katrorë në “Komunën e Parisit”, blerë nga bashkëshortja e subjektit për 400 mijë lekë e deklaruar vetëm në deklaratën veting. Rezulton se pasuria nuk është deklaruar në deklaratën e vitit 2007 dhe as më pas.

ANALIZA DHE PËRGJIGJJA

Sa i përket analizës financiare, KPK-ja tha se ka mospërputhje mes të ardhurave të deklaruara me ato të dokumentuara. Ka pasur mungesë të ligjshme të burimeve financiare. Konkretisht, nga analiza financiare e KPK-së, Thanza del me bilanc negativ nga viti 1992 deri në vitin 2003, rezulton me 2.7 milionë lekë minus.

Gjithashtu, ai rezulton me bilanc negativ edhe në vitet: 2003 me 6.28 milionë lekë; 2004 me 362 mijë lekë; 2005 me 848 mijë lekë; 2008 me 388 mijë lekë; 2009 me 2.7 mln lekë, si edhe në 2016 me 22 mijë lekë.

Mirëpo, gjyqtari Thanza u është përgjigjur menjëherë gjetjeve të hetimit administrativ, duke thënë se llogaritjet e bëra nga eksperti financiar i KPK-së në lidhje me shpenzimet e tij në vitet 1993-1994 nuk ishin të sakta, pasi ai ishte i pamartuar në atë kohë.

Gjyqtari kontestoi gjithashtu metodologjinë e përdorur nga eksperti financiar për të llogaritur fitimin e biznesit të noterisë të së shoqes për disa vite, duke u shprehur se kostot e aktivitetit kishin qenë ndjeshëm më të ulëta kur ata jetonin në Shkodër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat