Ruçi priti Presidentin e Rajonit Molise të Italisë, Donato Toma

Shqipëria

Ruçi priti Presidentin e Rajonit Molise të Italisë, Donato Toma

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 19:05
Gramoz Ruçi dhe Donato Toma

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, priti sot Presidentin e Rajonit Molise të Italisë, Donato Toma, i shoqëruar nga Kryetari i Këshillit të Qarkut Tiranë, Aldrin Dalipi.

Kryetari i Kuvendit e uroi Presidetin Toma për zgjedhjen e tij në mars 2018 në këtë detyrë të lartë dhe shprehu kënaqësinë që vizita e tij e parë zyrtare jashtë Italisë zhvillohet në Shqipëri. Italia, ashtu si edhe Europa, po shndërrohen në vende të rajoneve, ku politikat rajonale zenë një vend gjithnjë e më të rëndësishëm në politikat kombëtare, vuri në dukje Ruçi.

Për Shqipërinë, Italia nuk është thjesht një vend fqinj, por një partner i rëndësishëm politik, ekonomik, kulturor dhe diplomatik. Italia ka qenë për shqiptarët imazhi i Europës dhe ka ushqyer për gjysëm shekullin e kaluar endrrën e tyre europiane.Italia është shtëpia e dytë e rreth gjysëm milion shqiptarëve, të cilët kanë ndërtuar atje punën, jetën dhe shkollimin e fëmijëve të tyre.

Italia ka qenë gjithashtu një avokate për procesin e integrimit europian të Shqipërisë.Kryetari i Kuvendit vuri në dukje edhe nevojën e politikave më fleksible e nxitëse të bashkëpunimit ekonomik, tregëtar dhe investimeve italiane në Shqipëri. Nga rreth 5,600 biznese të huaja në Shqipëri, rreth gjysma e tyre janë sipërmarrje italiane. Italia është investitori i katërt i rëndësishëm në Shqipëri, me rreth 11% të totalit të investimeve të huaja gjatë 28 viteve të fundit, thuhet në njoftimin e parlamentit.. Pra, ka një shpërpjestim midis numrit të ndërmarrjeve dhe vëllimit të investimeve. Pjesa më e madhe e tyre janë në fushën e shërbimeve dhe ndoshta investitorët italianëmund tëinkurajohen më shumëdrejt investimeve prodhuese, industriale apo agro-industriale si edhe krjimin e ndërmarrjeve të mesme apo të mëdha në Shqipëri.

Nga ana e tij, Presidenti i Rajonit Molise, Donato Toma, falenderoi Kryetarin e Kuvendit për vlerësimet mbi bashkëpunimin e gjithanshëm italo-shqiptar. Ai e vlerësoi Ruçi për historinë e tij të spikatur politike dhe qëndrimet korrekte politike dhe institucionale, të cilat duhet të shërbejnë si një mësim edhe për politikanët e rinj ose të zgjedhurit trishtasi në politikë. Presidenti Toma premtoi se bashkëpunimi me Shqipërinë do të jetë një prioritet i mandatit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat