Padia e Taulant Ballës për shpifje, Basha kërkon shpalljen e moskompetencës në gjykatë

Shqipëria

Padia e Taulant Ballës për shpifje, Basha kërkon shpalljen e moskompetencës në gjykatë

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 17:43
Lulzim Basha

Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e Kryetarit të PD Lulzim Basha për të shpallur moskompetencën për akuzën e ngritur nga Taulant Balla.

Dokumenti bashkëngjitur përmban kërkesën paraprake të pranuar të Kryetarit të PD dhe argumentat ligjorë për çështjen që do të gjykohet në Gjykatën e Tiranës.

Në argumentat e Kryetarit të PD theksohet se ankimimi në gjykatën e gabuar nga Taulant Balla të mos jetë bërë me qëllim;

1-zvarritjen e çështjes

2-krijimin e rrethanave të rreme për të ndikuar hetimin penal ndaj çështjes ku akuzohet si i përfshirë

3-mashtrimin e opinionit publik

Duke vënë në dukje shpejtësinë me të cilën Gjykata e Krimeve të Rënda trajtoi brenda 24 orëve kërkesën e Ballës, që nga procedura e regjistrimit, marrja e saj në dorëzim nga Kryetari i Gjykatës, hedhja e shortit dhe caktimi i gjyqtarit, marrja në dorëzim e dosjes nga gjyqtari i caktuar, shqyrtimi fillestar i saj, caktimi i seancës gjyqësore dhe përpilimi i aktit procedurat të thirrjes së palëve në gjykim, Basha shprehet se “dëshiron të besojë që me këtë standard dhe shpejtësi maksimale, Gjykata zbaton për çdo çështje që lidhet me krimin e organizuar dhe korrupsionin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat