Veliaj për Berishën: I keqardhur kur shikoj lider të së kaluarës që betohen se do prishin punët publike

Shqipëria

Veliaj për Berishën: I keqardhur kur shikoj lider të së kaluarës që betohen se do prishin punët publike

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 14:18
Erjon Velijaj

Tirana merr një tjetër vlerësim nga ndërkombëtarët. Kryeqyteti shqiptar është përzgjedhur si një ndër qytet që ka bërë më shumë progres në menaxhimin e qytetit dhe ujit të pijshëm në samitin botëror të qyteteve 2018, si dhe në samitin vjetor të ujit që u mbajt në Singapor.

“E morëm ujësjellësin si ndërmarrje e falimentuar para 3 vitesh, ndërsa sot jo vetëm ka larë borxhet, por po bëhet gati për investime, falë kredisë së BERZH-it, për të dyfishuar kapacitetin filtrues të Bovillës dhe për të ndërtuar një rrjet të ri që shkon nga Bovilla në zonën e Astirit dhe Tiranës së Re. Kjo shmang problematikat që trashëguam nga ish-komuna, në një zonë e cila u rrit jashtë mase gjatë asaj kohe. Më vjen mirë gjithashtu që, Tirana është sot lider në Shqipëri: 98.5 % e faturës së ujësjellësit paguhet. Pra, kur njerëzit shohin që marrin shërbime, janë gati të paguajnë ato pagesa modeste që i detyrohen shtetit”, tha Veliaj.

Tirana është vlerësuar si një ndër qytet me inovatore për mënyrën si është transformuar. Kryetari i bashkisë ka komentuar edhe një deklaratë të bërë nga ish-Kryeministri Berisha në dokumentarin “Ekskluziv” transmetuar në Top Channel për sheshin “Skënderbej”.

Ndihem i keqardhur kur shikoj lider të së kaluarës në Shqipëri, të cilët betohen se do prishin punët publike që janë bërë në Tiranë, si Sheshi “Skënderbej”, apo se nuk do të lejojnë të bëhen punë të tjera publike si Teatri i ri Kombëtar.

“Sot Tirana ka këtë reputacion falë guximit që pati në vitet 2000-2011 dhe falë guximit të 3 viteve të fundit. Pra, kur Tirana ka pasur një kryetar bashkie dhe një qeveri që e kanë mbështetur, që kanë marrë vendime të guximshme, ka pasur një reputacion botëror edhe përtej Shqipërisë, si një vend inovator që po transformohet në mënyrë galopante”.

Kryetari Veliaj premtoi se në mandatin e ri transformimi do të përfshijë edhe zonat rurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat